ADINI
[që i pëlqen kënaqësia].
Kreu i një shtëpie atërore në Izrael. Qindra pasardhës të tij u kthyen nga mërgimi në Babiloni me Zorobabelin. (Ezd 2:15; Ne 7:20) Më vonë, në vitin 468 p.e.s., 51 pasardhës të tjerë u kthyen me Ezdrën. (Ezd 8:6) Një princ, përfaqësues i shtëpisë atërore të Adinit, ishte mes atyre që vulosën ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të hartuar në kohën e Nehemisë.—Ne 9:38; 10:1, 16.