AZGADI
[i fortë është Gadi].
Kreu i një shtëpie atërore. Në vitin 537 p.e.s., disa nga pjesëtarët e kësaj shtëpie u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin. (Ezd 2:12; Ne 7:17) Disa të tjerë u kthyen me Ezdrën në vitin 468 p.e.s. (Ezd 8:12) Ka mundësi që një nga pasardhësit e tij të ketë vulosur ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të bërë nga Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 14, 15.