AGURI
Biri i Jakehut dhe shkrimtari i kapitullit të 30-të të librit të Proverbave. (Pr 30:1) Për të nuk jepet asnjë hollësi tjetër. Ndoshta jetoi në periudhën mes mbretërimit të Solomonit (1037-998 p.e.s.) dhe të Hezekisë (745-717 p.e.s.).
Disa dijetarë rabinikë janë të mendimit se emri Agur është alegorik dhe i referohet Solomonit. Në fakt, në një vepër biblike (Soncino Books of the Bible), te Proverbat 30:1 ka një shënim ku citohet nga Midrashi: «E quanin Agur sepse mblodhi (agar) njohurinë e Torës dhe biri i Jakehut sepse e volli (hiĥĥi) në kuptimin që shpërfilli paralajmërimin për të mos marrë shumë gra.» (Nga A. Koheni, Londër, 1952) Megjithatë, edhe mes komentuesve judenj, kjo hipotezë nuk u pranua njëzëri, pasi shumë ishin të mendimit se ndryshimi i stilit, i gjuhës dhe i përmbajtjes dëshmonin për një shkrimtar tjetër.