AHIHUDI
Pavarësisht nga ndryshimet në të shkruar në hebraisht dhe shenjat zanore, emrat e dy individëve të mëposhtëm shkruhen njësoj në shqip.
1. [ʼAħihúdh, ndoshta: «vëllai është dinjitet».] Bir i Shelomit; si prijës i fisit të Asherit, atë e zgjodhën të ndihmonte në ndarjen e Tokës së Premtuar mes fiseve.—Nu 34:18, 27, 29.
2. [ʼAħiħúdh.] Vëllai i Uzës nga fisi i Beniaminit.—1Kr 8:7.