UZA
[ndoshta formë e shkurtuar e emrit Uziah që do të thotë «forca ime është Jehovai»].
2. Emër që lidhet me një kopsht. Manaseun dhe Amonin, mbretër të Judës, i varrosën në kopshtin e Uzës dhe jo atje ku varroseshin zakonisht mbretërit. (2Mb 21:18, 23, 26) As për Uzën, as për kopshtin, nuk dihet gjë tjetër. Përderisa përdorej si varrezë, ky vend nuk mund të ketë qenë në tempull, dhe përderisa pallati mbretëror ishte përbri tempullit, ‘shtëpia’ e Manaseut në kopshtin e Uzës duhet të ketë qenë një rezidencë verore.
3. Kreu i një familjeje nethinimësh, disa prej të cilëve u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s.—Ezd 2:1, 2, 43, 49; Ne 7:51.