AMIZABADI
[populli im ka dhënë dhunti].
Bir i Benajahut, burrë i fuqishëm i Davidit në krye të 30 luftëtarëve të shquar. Amizabadi mbikëqyrte në vend të të atit, Benajahut, grupin e tretë që i shërbente mbretit muajin e 3-të të vitit.—1Kr 27:5, 6.