ANAKU
[ka të ngjarë: qafëgjatë (d.m.th. shtatlartë)].
Emri i një fisi me shtat të jashtëzakonshëm dhe ndoshta i paraardhësit të tyre. Te Numrat 13:22 dhe 28, në tekstin hebraik emri shoqërohet me nyjë (haʽAnák). Nëse bëhet fjalë për birin e ‘Arbës . . . atit të Anakut’ (Js 15:13), emri më pas u referohej edhe pasardhësve të tij. (Krahaso Js 15:14 me 14:15, ku Arba quhet «burrë i madh ndër anakimët».)—Shih ANAKIMËT.