ARBA
[katër].
Është quajtur «ati» ose ‘burri i madh’ i anakimëve; duket se ka qenë themeluesi i Kiriat-Arbës që më vonë u quajt Hebron. (Js 14:15; 15:13; 21:11) Disa mendojnë se Anak nuk është emri i birit të Arbës, por emri i racës gjigante që rrjedh nga Arba, prandaj e konsiderojnë Arbën si paraardhësin e vërtetë të anakimëve.—Shih ANAKU; ANAKIMËT.