AFRAHU
[ka të ngjarë: pluhur].
Vend i përmendur te Mikea 1:10. Nisur nga qytetet e tjera të përmendura në kontekst, duket se ndodhej në Shefelah ose në rrafshinat e Filistisë. Siç duket, Mikea bën lojë fjalësh kur thotë: «Në shtëpinë e Afrahut [heb., ʽAfráh] zhgërryhuni në pluhur [heb., ʽafár].»