Qytet në malësinë e Judës, i përmendur bashkë me Hebronin, Dumain dhe qytete të tjera. (Js 15:48, 52, 54) E lidhin me Kirbet-er-Rabijehun, që ndodhet mes Dumait dhe Karmelit, rreth 12 km në jugperëndim të Hebronit. Arbiti Pará (2Sa 23:35) ishte nga ky qytet.