ARBATHITËT
[të Beth-Arabahut].
Banorë të Beth-Arabahut, qytet në shkretëtirë (Js 15:61), afër Jerikosë në krahinën e luginës së Jordanit. (Js 18:21, 22) Abi-Alboni ose Abieli, një nga luftëtarët e fuqishëm të Davidit, ishte arbathit.—2Sa 23:8, 31; 1Kr 11:10, 32.