BETH-ARABAHU
[shtëpi e rrafshinës së shkretë].
Një nga gjashtë qytetet brenda territorit të Judës që ishte «në shkretëtirë». (Js 15:61) Përmendet kur përshkruhen kufijtë mes fiseve të Beniaminit dhe të Judës. (Js 15:6) Ndonëse përfshihej në territorin që i ishte caktuar Judës, më tej thuhet se i përkiste Beniaminit, ndoshta për të treguar se ishte qytet-enklavë i beniaminitëve. (Js 18:21, 22) Gjurmë të këtij emri gjenden në emrin e burimit ʽAin-el-Garabah, në anën veriore të Vadi-el-Kiltit, rreth 6 km në lindje-juglindje të Jerikosë. Nëse vendndodhja ishte kjo, Beth-Arabahu gjendej në rajonin shkretinor në skajin verior të Detit të Vdekur.