AROERITËT
[të Aroerit].
Banorët e njërit prej qyteteve të quajtura Aroer. Te 1 Kronikave 11:44, Hotami, i ati i Shamait dhe Jejelit, dy burra të fuqishëm të Davidit, quhet aroerit. Fakti që bijtë e tij shoqëroheshin me Davidin mund të tregojë se qyteti i atit të tyre ishte në territorin e Judës.—Shih AROERI nr. 3.