ARVADI
Në këngën e përvajshme profetike të Ezekielit për Tirin përmendet që disa burra nga Arvadi shërbenin si rremtarë të zotë në flotën e Tirit dhe si luftëtarë sypatrembur në ushtrinë e tij. (Ezk 27:8, 11) Arvadi lidhet me ishullin e sotëm të vogël shkëmbor që quhet Arvad dhe që ndodhet rreth 3 km larg bregut të Sirisë Veriore, afro 186 km në veri-verilindje të Tirit. Banorët e tij ishin pasardhës të Kanaanit.—Zn 10:15, 18.