ZEMARITËT
Familje ose fis me prejardhje nga Kanaani, bir i Kamit. (Zn 10:15, 18; 1Kr 1:13, 16) Fakti që ky popull kananit renditet mes ‘arvaditit’ (që lidhet me Arvadin pranë brigjeve fenikase) dhe ‘hamathitit’ (që duhet të ketë lidhje me Hamathin në Siri) tregon se zemaritët u vendosën përgjatë bregdetit verior të Fenikisë. Sipas një korrigjimi, tek Ezekieli 27:8 përmenden «mjeshtërit [të mençurit] e Zemerit» (RS; BE) që disa mendojnë se ishte qyteti i zemaritëve dhe orvaten ta lidhin me Tell-Kazelin, afro 35 km në verilindje të Tripolit. Megjithatë, në këtë varg, teksti hebraik thotë: «Mjeshtërit [të dijshmit] e tu, o Tir.» (AT; DSF) Disa të tjerë i lidhin zemaritët me Sumrën, një qytezë bregdetare mes Tripolit dhe Arvadit.