ASHNAHU
1. Qytezë e Judës në Shefelah, e përmendur bashkë me qytete të tjera, përfshirë Eshtaolin dhe Zorahun. (Js 15:33) Për momentin e lidhin me fshatin ʽAslin, mes Eshtaolit dhe Zorahut, afër skajit të rrafshinës bregdetare të Judës.
2. Qytet tjetër i Judës, i renditur ndër nëntë qytete dhe, me sa duket, më në jug se Ashnahu i parë. (Js 15:43) Nuk dihet me siguri ku ndodhej; një vendndodhje e mundshme është Idna, pak a shumë në gjysmë të rrugës nga Hebroni për në Lakish dhe rreth 8 km në lindje-juglindje të Mareshahut, që shfaqet në të njëjtën listë.