MAHANEH-DANI
[kamp i Danit].
Vend që një herë thuhet se gjendej «mes Zorahut dhe Eshtaolit» (Gjy 13:25) dhe një herë tjetër se ndodhej në perëndim të Kiriat-Jearimit. (Gjy 18:11, 12) Disa hedhin idenë se janë dy vende të ndryshme, meqë vendndodhjet e mundshme të Eshtaolit dhe Zorahut janë mjaft kilometra në jugperëndim të Kiriat-Jearimit. Sido të ketë qenë, nuk dihet ku ndodhej Mahaneh-Dani. Emri ka kuptimin «kamp i Danit», prandaj ndoshta tregonte thjesht një vendbanim të përkohshëm ose një vendfushim, e kështu mund të jetë përdorur për më shumë se një vend.