ASHTEROT-KARNAIMI
Vendi ku Kedorlaomeri, mbreti i Elamit, mundi refaimët. (Zn 14:5) Disa kanë hedhur idenë se ky është emri i plotë i Ashtarotit dhe se shtesa «Karnaim» (brirë) ka të bëjë ose me dy brirët e gjysmëhënës, simbol i perëndeshës Astartë, ose me dy maja malesh pranë qytetit. Megjithatë është shtruar edhe hipoteza se ky emër do të thotë «Ashteroti afër Karnaimit» dhe se bëhej fjalë për qytetin e Ashtarotit, kurse Karnaimi përmendej si qytezë më vete, por fqinje me të. Mendohet se Karnaimi ndodhej në Sheik-Saʽad, pra afër vendit që në përgjithësi pranohet si vendndodhja e Ashtarotit (Tell-ʽAshtarah).—Shih ASHTAROTI.