ASHTAROTI
Qytet në rajonin e Bashanit. Sot përgjithësisht e lidhin me Tell-ʽAshtarahun, afro 32 km në lindje të detit të Galilesë, një kodrinë e rrethuar nga një rrafshinë e ujitur mirë. Emri mund të tregojë se ishte qendër e kultit të perëndeshës Ashtoreth.
Në Bibël përmendet kryesisht në lidhje me gjigantin Og, mbretin e Bashanit, që thuhet se mbretëronte «në Ashtarot dhe në Edrei». (Lp 1:4; Js 9:10; 12:4; 13:12) Pasi u pushtua, territori i mbretërisë së Ogut në fillim iu caktua makiritëve nga fisi i Manaseut, por Ashtaroti më vonë u kaloi gershonitëve si qytet levit. (Js 13:29-31; 1Kr 6:71) Te Josiu 21:27, që është paralel me tregimin te 1 Kronikave 6:71, quhet Beshterah.
Ky qytet përmendet në mbishkrimet asiriane dhe në Pllakat e Amarnës.