ASRIELI
Pasardhës i Manaseut që u bë kreu i familjes së asrielitëve. Te Numrat 26:29-31 tregohet se ai ishte stërnipi i Manaseut nga Makiri dhe i biri, Galaadi. Sipas 1 Kronikave 7:14, Asrieli ishte biri që i lindi Manaseut konkubina e tij siriane. Megjithatë, më pas thuhet në kllapa: «Ajo lindi Makirin, të atin e Galaadit.» Pra, siç ndodh shpesh në gjenealogjitë biblike, Asrieli mund të quhet ‘bir’ i Manaseut thjesht në kuptimin që ishte një prej pasardhësve të tij (nga Makiri, biri i Manaseut dhe i konkubinës së tij siriane). Por ka mundësi edhe që Manaseu të ketë pasur një bir dhe një nip me këtë emër. ‘Bijtë e Asrielit’ ishin mes pasardhësve të Manaseut të cilëve Josiu u dha një pjesë në Tokën e Premtuar.—Js 17:1-4.