HALLA
Motra e babait. Në disa shkrime fjala origjinale mund t’i referohet edhe tezes, nuses së xhaxhait ose të dajës. Kjo lloj lidhjeje farefisnore përmendet vetëm në Shkrimet Hebraike, ku marrëdhëniet seksuale me farefisin e afërt, si me hallën, tezen ose nusen e ungjit, përcaktohen si incest dhe ndalohen rreptësisht nga Ligji i Moisiut.—Le 18:12-14; 20:19, 20.
Në tekstin masoretik për prindërit e Moisiut thuhet: «Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij.» (Da 6:20; Nu 26:59) Në atë kohë, më shumë se 80 vjet para se të jepej Ligji, kjo lloj martese lejohej.—Shih JOKEBEDA.