AMRAMI
[popull i lartë (i lartësuar)].
1. Nip i Levit nga Kehathi. (Da 6:16, 18, 20; Nu 3:19; 26:58; 1Kr 6:18) Thuhet se u martua me Jokebedën, «motrën e atit të tij». Në atë kohë një lidhje e tillë ishte e lejueshme, por më vonë u ndalua nga ligji i Moisiut. (Le 18:12) Megjithatë, disa përkthime përpiqen ta paraqesin Jokebedën si kushërirën e vet. (Shih JOKEBEDA.) Fëmijët e tij ishin Aaroni, Miriami dhe Moisiu.—Da 6:20; Nu 26:59; 1Kr 6:2, 3; 23:12, 13.
2. Një nga «bijtë e Banit» i cili, bashkë me ata që u kthyen nga mërgimi, iu përgjigj thirrjes për të larguar gratë e huaja në vitin 468 p.e.s.—Ezd 10:34, 44.