AZAZIAHU
[Jehovai ka treguar se është më i forti].
1. Një nga gjashtë harpistët e procesionit që solli arkën e besëlidhjes në Jerusalem.—1Kr 15:21.
2. I ati i Hoshesë, princit të fisit të Efraimit në kohën e Davidit.—1Kr 27:16, 20, 22.
3. Levit, një nga dhjetë mbikëqyrësit që mbreti Hezekia kishte caktuar për të çuar kontributet në shtëpinë e Jehovait.—2Kr 31:12, 13.