HATUSHI
1. Një nga krerët e priftërinjve që u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s.—Ne 12:1, 2, 7.
2. Bir i Shemajahut; pasardhës i Davidit nga Solomoni.—1Kr 3:1, 10, 22.
3. Kreu i shtëpisë atërore të bijve të Davidit që u kthyen në Jerusalem me Ezdrën në vitin 468 p.e.s. (Ezd 8:1, 2) Ndoshta Hatushi nr. 2.
4. Bir i Hashabnejahut; mori pjesë në meremetimin e murit të Jerusalemit në kohën e Nehemisë.—Ne 3:10.
5. Prift ose paraardhës i një prifti që vulosi dokumentin e rrëfimit në kohën e guvernatorit Nehemia.—Ne 9:38; 10:1, 4, 8.