BAANAI
1. Një nga 12 nëpunësit që Solomoni caktoi për t’i siguruar ushqim shtëpisë së vet. Baanait i ishte caktuar krahina që renditej e pesta, kryesisht lugina pjellore e Megidos dhe e Jezreelit. Ishte biri i Ahiludit; ndoshta vëllai i Jehozafatit, regjistruesit të Solomonit.—1Mb 4:3, 7, 12.
2. Një tjetër nga 12 nëpunësit që i siguronin ushqim Solomonit, përgjegjës për krahinën që renditej e nënta, në veri të Palestinës. Bir i Hushait, shokut të Davidit.—1Mb 4:7, 16; 2Sa 15:32-37.
3. I ati i Sadokut që ndihmoi Neheminë të meremetonte muret e Jerusalemit në vitin 455 p.e.s.—Ne 3:3, 4.