BEEROT-BENE-JAKANI
[puse të bijve të Jakanit].
Vend ku izraelitët fushuan mbase më shumë se një herë gjatë endjes nëpër shkretëtirë, herën e fundit pak para vdekjes së Aaronit në malin e Horit. (Lp 10:6) Tani për tani mendohet se është El Bireini, rreth 62 km në jugperëndim të Beer-Shebës dhe afër ʽEzuzit të sotëm. Në këtë vend ka puse dhe ka mundësi që vetëm pak kilometra më në jug të ndodhej Kadesh-Barnea. Nelson Gluku komenton: «Në këtë krahinë ka jashtëzakonisht shumë vende antike.» (Rivers in the Desert, 1960, f. 97) Me sa duket, te Numrat 33:31, Beerot-Bene-Jakani quhet thjesht Bene-Jakan.—Shih BENE-JAKANI.