BETH-HARI
[shtëpi e dashit].
Vend i përmendur në tregimin për fitoren e Izraelit mbi filistinët në Mizpah. Izraelitët i ndoqën «deri në jug të Beth-Harit» filistinët që po ia mbathnin. (1Sa 7:11) Shumë studiues e lidhin Beth-Harin me Beth-Hakeremin (Jr 6:1; Ne 3:14), që sipas disave ndodhej në ʽAin-Karim (ʽEn-Kerem), afro 7,5 km në perëndim-jugperëndim të Malit të Tempullit në Jerusalem. Nëse morën atë rrugë, filistinët duhet të kenë zbritur nga Mizpahu përmes luginës së thellë Vadi-beit-Hanina, pastaj poshtë në luginën e Sorekut, e prej atje në rrafshinat e Filistisë.—Shih BETH-HAKEREMI.