BETH-RAFA
[shtëpi e Rafës].
Emri shfaqet te 1 Kronikave 4:12 ku thuhet se Eshtonit «i lindi Beth-Rafa». Përdorimi i termit «Beth» (që do të thotë «shtëpi») i ka bërë shumë komentues të mendojnë se bëhet fjalë për «shtëpinë» e një familjeje ose për një vend. Në një vepër studimi thuhet: «Nga Eshtoni erdhi shtëpia (familja) e Rafës, për të cilin nuk thuhet më asgjë tjetër; atëherë kjo shtëpi nuk mund të ketë lidhje as me beniaminitin Rafa (viii. 2), as me fëmijët e Rafës (xx. 4, 6, 8).»—Commentary on the Old Testament 1973, vëll. III, 1 Kronikave, f. 88, nga K. F. Kajli dhe F. Deliçi.