RAFA
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «shëroj»].
Bir i Beniaminit që te 1 Kronikave 8:1, 2 përcaktohet i pesti. Emri i tij nuk është në listën e atyre që shkuan në Egjipt (Zn 46:21) dhe as në listën e familjeve të fisit të Beniaminit. (Nu 26:38-40) Kjo mund të tregojë se, pavarësisht se ku lindi, Rafa ka vdekur shpejt pa lënë pasardhës ose se ata mund të jenë përfshirë në një familje tjetër.