BILEAMI
[ndoshta: dikush që gllabëron].
Qytet që iu dha levitëve të familjes së Kehathit nga territori i gjysmës së fisit të Manaseut në perëndim të lumit Jordan. (1Kr 6:70; LXX, «Ieblaam») Bileami nuk përfshihet në listën e qyteteve levite te Josiu 21:11-39, por shumë studiues mendojnë se nga një gabim gjatë kopjimit, në vargun 25 u përsërit Gath-Rimoni në vend të Bileamit. Duket se Bileam është një variant i emrit Ibleam, i cili përdoret më shpesh.