GATH-RIMONI
[shtypëse rrushi pranë shegës].
1. Qytet në territorin e Danit (Js 19:40, 41, 45) që iu caktua levitëve kehathitë. (Js 21:20, 23, 24) Sipas 1 Kronikave 6:66-70, duket se Gath-Rimoni ishte qytet efraimit. Mirëpo, duke mbajtur parasysh vargjet paralele të Josiut 21:23, 24, disa studiues hebrenj mendojnë se, nga një gabim kopjimi, një pjesë e vargjeve pa dashje nuk u hodh me shkrim dhe ka humbur. Prandaj, ata sugjerojnë që para 1 Kronikave 6:69 të futet pjesa e mëposhtme (që përkon me Josiun 21:23): «Nga fisi i Danit: Eltekeun me kullotat e tij, Gibetonin me kullotat e tij . . . » Në fillim vargu mund të ketë qenë kështu. Por, nuk duhet anashkaluar mundësia që Gath-Rimoni të ketë qenë qytet-enklavë danit brenda territorit të Efraimit.
Gath-Rimonin zakonisht e lidhin me Tell-Jerishehun (Tel-Gerisën), afro 8 km në verilindje të Tel-Aviv-Jafos.
2. Qytet i Manaseut që iu dha levitëve kehathitë. (Js 21:20, 25) Në tregimin paralel të 1 Kronikave 6:70 thuhet ‘Bileam’, prandaj mjaft studiues mendojnë se fillimisht te Josiu 21:25 ishte ky emër në vend se «Gath-Rimon».—Shih IBLEAMI.