SHTËPIA KU BARINJTË LIDHNIN DHENTË
Vend në rrugën që shkonte nga Jezreeli në Samari ku Jehu takoi dhe vrau pranë një sterne vëllezërit e Ahaziahut, mbretit të Judës. (2Mb 10:12-14) Me sa duket, ky emër tregon një shtëpi ose ahur ku lidhnin a mbyllnin dhentë që ta kishin më të lehtë t’i qethnin. Disa versione e përkthejnë behth-ʽékedh «shtëpi takimi», që tregon një han ku takoheshin «barinjtë» (haroʽím); të tjerë thjesht e transliterojnë emrin hebraik, duke e konsideruar emër qyteti. Në përgjithësi mendohet se ndodhej në Beit-Kad (Bet-Kad) afro 6 km në lindje-verilindje të Jeninit të sotëm. Atje ka disa sterna.