BOZKATI
[gjë e fryrë (d.m.th. vend i ngritur)].
Qytet në trashëgiminë e Judës (Js 15:39); Adajahu, gjyshi nga ana e nënës i mbretit Josia, ishte nga Bozkati. (2Mb 22:1) Meqë renditet mes Eglonit dhe Lakishit, me sa duket ndodhej në ultësirë ose në rajonin e Shefelahut. Vendndodhja nuk dihet me saktësi; disa e lidhin me Davaʼjmehun (Amazjaun e sotëm), rreth 19 km në perëndim të Hebronit.