DIFATI
Pasardhës i Noesë nga Jafeti dhe biri i tij Gomeri; quhet Rifat në Vulgatën latine, në Septuagintën greke e në rreth 30 dorëshkrime hebraike, si edhe te Zanafilla 10:3. (1Kr 1:4-6, shën., NW) Termi «Difat» që gjendet në tekstin masoretik te 1 Kronikave 1:6 mund të ketë ardhur nga një gabim i kopistit, pasi germat hebraike për «r» (ר) dhe «d» (ד) ngjajnë shumë.