EGLAIMI
Me sa duket, një nga skajet e territorit të Moabit që, sipas Isaisë 15:1, 8, ‘do të ulërinte’ për plaçkitjen e kombit. Nuk dihet me saktësi ku ndodhej ky vend i lashtë. Gjithsesi, emri Eglaim dhe një emër i ngjashëm me të, Agalim, të cilin Eusebi e përmend (Onomastika, 36, 19-21) si një vend rreth 12 km në jug të Rabat-Moabit, mund të jenë ruajtur në emrin e Rujm-el-Jilimehut, që gjendet në atë zonë, ose në emrin e Kirbet-Jeljulit, që është 7 km më në jug dhe daton nga epoka nabateaso-romake. Johanan Aharoni hedh idenë se Eglaimi ndodhej aty ku është Mazraʽ, një oazë në verilindje të gadishullit të Lisanit.