ELEASAHU
[Perëndia ka bërë].
1. Biri i Helezit dhe i ati i Sismait; pasardhës i Judës nga Jerahmeli. Një nga paraardhësit e Eleasahut ishte Jarha, një skllav egjiptian që u martua me të bijën e zotërisë së tij, Sheshanit.—1Kr 2:33, 34, 39, 40.
2. Pasardhës i Jonatanit, birit të mbretit Saul.—1Kr 8:33-37; 9:39-43.
3. Prift nga «bijtë e Pashkurit»; një nga ata që ndoqën këshillën e Ezdrës për të larguar gratë e huaja.—Ezd 2:36, 38; 10:22, 44.