ELEALEHU
Vend që përmendet përherë bashkë me Heshbonin dhe që ndodhej në kullotat në lindje të Jordanit. Fisi i Rubenit e ‘ndërtoi’ (ose rindërtoi) qytetin fill pas pushtimit. (Nu 32:3-5, 37) Shekuj më vonë, ndërsa ishte nën sundimin e Moabit, Isaia dhe Jeremia profetizuan se Elealehu ‘do të thërriste’ kur të merrte fund ai komb. (Is 15:4; 16:9; Jr 48:34) Përgjithësisht mendohet se ndodhej në një kodër në El-ʽAl, rreth 3 km në verilindje të Heshbonit.