ELIOENAI
[formë e shkurtuar e emrit Eliho-Ena].
1. Bir i Neariahut dhe pasardhës i mbretit Solomon. Elioenai ishte i ati i Hodaviahut, Eliashibit, Pelajahut, Akubit, Johananit, Delajahut dhe Ananiut.—1Kr 3:10, 23, 24.
2. Një prijës i fisit të Simeonit.—1Kr 4:24, 36-38.
3. Bir i Bekerit dhe pasardhës i Beniaminit.—1Kr 7:6, 8.
4. Prift nga «bijtë e Pashkurit» që ndoqën këshillën e Ezdrës për të larguar gratë e huaja.—Ezd 2:36, 38; 10:18, 19, 22.
5. Pasardhës i Zatuit. Elioenai ishte një nga ata që larguan gratë e huaja në kohën e Ezdrës.—Ezd 10:27, 44.
6. Një nga priftërinjtë që u ranë trumbetave në procesionin e organizuar nga Nehemia me rastin e përurimit të murit të Jerusalemit.—Ne 12:27, 31, 40, 41.