AKUBI
[ka të ngjarë: një që kap thembrën; një që i zë vendin].
1. Ati i një familjeje nethinimësh që u kthyen nga Babilonia me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s.—Ezd 2:1, 2, 43, 45.
2. Derëtar levit që jetoi pas mërgimit dhe kreu i një familjeje derëtarësh.—1Kr 9:17; Ezd 2:42; Ne 7:45; 11:19; 12:25.
3. Një nga 13 levitët që ndihmuan Ezdrën ‘t’i shpjegonte ligjin popullit’.—Ne 8:7, 8.
4. I katërti në radhë nga shtatë bijtë e përmendur të Elioenait, një nga pasardhësit e fundit të Davidit të regjistruar në gjenealogjinë e Shkrimeve Hebraike.—1Kr 3:24.