ELISHAMI
[Perëndia im ka dëgjuar (ka mbajtur vesh)].
1. Bir i Amihudit nga fisi i Efraimit; gjyshi i Josiut. (Nu 1:10; 2:18; 1Kr 7:26, 27) Elishami ishte një nga 12 prijësit që Jehovai caktoi të ndihmonin Moisiun dhe Aaronin për të regjistruar bijtë e Izraelit në ushtri. Gjithashtu, ai ishte në krye të ushtrisë së fisit të vet. (Nu 1:1-4, 17; 2:18; 10:22) Përveçse mori pjesë në grupin e prijësve që paraqiti një blatim pas ngritjes së tabernakullit, ditën e shtatë Elishami ofroi edhe vetë një blatim për përurimin e altarit.—Nu 7:1, 2, 5, 10, 11, 48-53.
2. Bir i Jekamisë nga fisi i Judës.—1Kr 2:3, 41.
3. Një nga djemtë që i lindën Davidit në Jerusalem. Ky Elisham quhet Elishua te 2 Samuelit 5:15, te 1 Kronikave 14:5 dhe, sipas dy dorëshkrimeve hebraike, te 1 Kronikave 3:6. Përgjithësisht mendohet se emri i saktë është Elishua, pasi emri Elisham del përsëri te 1 Kronikave 3:8, prandaj në vargun 6 mund të jetë futur gabimisht gjatë kopjimit. Megjithatë, përderisa në tekstin masoretik hebraik, në Septuagintën greke, në Peshitën siriake dhe në Vulgatën latine te 1 Kronikave 3:6 përmendet emri ‘Elisham’, kjo formë e emrit është ruajtur edhe në Përkthimin Bota e Re e në përkthime të tjera.
4. Një djalë tjetër i Davidit që lindi në Jerusalem.—2Sa 5:16; 1Kr 3:8; 14:7.
5. Prift në ditët e mbretit Jehozafat, i cili, bashkë me levitë dhe princa të tjerë, ‘shkoi nëpër gjithë qytetet e Judës për të mësuar popullin’.—2Kr 17:1, 7-9.
6. Sekretar në oborrin e mbretit Jehojakim.—Jr 36:12, 20, 21.
7. Gjyshi i Ismaelit që vrau Gedaliahun, guvernatorin jude.—2Mb 25:25; Jr 41:1-3.