ELIZAFANI
[Perëndia (im) ka fshehur (ka ruajtur si thesar)].
1. Biri i Uzielit, ungjit të Aaronit. Me urdhër të Moisiut, ai dhe i vëllai, Mishaeli, nxorën jashtë kampit trupat e Nadabit e të Abihut. (Da 6:22; Le 10:4; Nu 3:30) Elizafani ishte kreu i të parëve të një familjeje levite, pjesëtarët e së cilës janë përmendur specifikisht në Bibël mes atyre që shërbenin gjatë mbretërimit të Davidit dhe të Hezekisë.—1Kr 15:8; 2Kr 29:13.
2. Biri i Parnakut dhe prijësi i bijve të Zabulonit. Ishte një ndër ata që Jehovai caktoi të ndanin Tokën e Premtuar si trashëgimi.—Nu 34:25.