ELKOSHITI
[i Elkoshit].
Banor i Elkoshit. Termi ‘elkoshit’ përdoret vetëm për profetin Naum. (Na 1:1) Disa mendojnë se Elkoshi ndodhej në Galile. Megjithatë, në kohën kur shkroi librin që mban emrin e tij, Naumi mund të ketë qenë në Judë. (Na 1:15) Nëse po, vendndodhja më e mundshme është Beit-Jibrini (Bet-Guvrini) në Judë, afro 6 km në verilindje të Lakishit. Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë.