ELASARI
Mbretëri a qytet mbi të cilin mbretëronte Arioku në epokën e Abrahamit dhe të Lotit. (Zn 14:1) Mbreti Ariok i Elasarit lidhi aleancë me mbretin Amrafel të Shinarit, mbretin Kedorlaomer të Elamit dhe mbretin Tidal të Gojimit, që të luftonin kundër mbretërve të qytet-shteteve rebele (Sodomës, Gomorrës, Admahut, Seboimit dhe Belahut, pra Zoarit) në ultësirën e Sidimit, pranë Detit të Kripur. Rebelët u mundën dhe Lotin, që banonte asokohe në Sodomë, e zunë rob dhe e morën me vete për në veri. Mirëpo Abrami (Abrahami), bashkë me aleatët e vet Mamre, Aner dhe Eshkol, i arriti në Dan ushtritë aleate të katër mbretërve dhe i detyroi t’ia mbathnin. Ai çliroi Lotin e të tjerët dhe rimori të mirat materiale.—Zn 14:1-16, 24.
Studiuesit ende e kanë të vështirë ta përcaktojnë me siguri vendndodhjen e Elasarit të lashtë.