SEBOIMI
Vend i përmendur në lidhje me kufijtë e territorit të Kanaanit. (Zn 10:19) Seboimi ishte një nga pesë qytet-shtetet e krahinës që u rebeluan pas 12 vjetësh sundimi të Kedorlaomerit. Mbreti i tij, Shemeberi, u bë aleat me sundimtarët e Sodomës, Gomorrës, Admahut dhe Belahut (Zoarit), e me sa duket u shpartallua bashkë me ta në ultësirën e Sidimit nga Kedorlaomeri dhe tre aleatët e tij. Si rrjedhojë e asaj disfate, u zu rob Loti, e pastaj Abrahami korri fitore kundër pushtuesve. (Zn 14:1-16) Më vonë, Seboimi ishte ndër qytetet e liga të krahinës që Jehovai i shkatërroi bashkë me Sodomën dhe Gomorrën. (Zn 19:24, 25; Lp 29:22, 23; Ho 11:8) Vendndodhja e saktë nuk dihet. Shumë studiues mendojnë se vendi ku ndodhej në fillim Seboimi, sot gjendet nën ujërat e Detit të Vdekur. Ndërsa disa të tjerë kanë pohuar kohët e fundit se rrënojat e qytetit mund të ndodhen në një vend përgjatë njërit prej vadeve në juglindje të Detit të Vdekur.