ELIMI
1. [Magjistar.] Titulli i një burri që quhej Bar-Jezu, «magjistar e profet i rremë». Ishte jude që jetonte në ishullin e Qipros në shekullin e 1-rë të e.s. (Ve 13:6-8) Kur Luka thotë «magjistari . . . siç përkthehet emri i tij», i referohet titullit Elim, jo emrit Bar-Jezu. Në atë kohë, nuk ishte e pazakontë që judenjtë të merreshin me magji e shtrigëri dhe të mbanin një emër grek kur jetonin në një shoqëri greke.—Ve 8:9-11; 19:17-19; shih BAR-JEZUI.
2. [Pemë të mëdha.] Vendfushimi i dytë i izraelitëve pasi kaluan Detin e Kuq. (Da 15:27; 16:1; Nu 33:9, 10) Edhe pse nuk dihet vendndodhja e saktë, sipas traditës është Vadi-Garandeli në gadishullin e Sinait, rreth 88 km në jug-juglindje të Suezit. Ashtu si Elimi i kohëve biblike, që kishte «dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma», ky vend i sotëm njihet si vend me ujë, plot gjelbërim e palma.