ENAIMI
[ka të ngjarë: dy burime; dy kroje].
Vend pranë të cilit Tamara, e maskuar si prostitutë, pati marrëdhënie me Judën, e si rrjedhojë lindën Perezi dhe Zerahu. (Zn 38:14-16, 21, 29, 30) Enaimi siç duket ndodhej mes Adulamit dhe Timnahut. (Zn 38:12) Ndonëse disa gjeografë mendojnë se ishte qyteti i Enamit në Shefelah (Js 15:34), vendndodhja e saktë nuk dihet.