EN-RIMONI
[burim (ose krua) i shegës].
Qytet i Judës i përmendur ndër vendet e ripopulluara nga bijtë e Judës pas mërgimit. (Ne 11:25, 29) Emri i tij është një bashkim i emrave Ain dhe Rimon, që përmenden te Josiu 15:32 e Js 19:7 dhe te 1 Kronikave 4:32. Sot në përgjithësi mendohet se vendndodhja është Kirbet-Um-er-Ramamini, afro 15 km në veri të Beer-Shebës.