BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • it
  • Aini

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Aini
  • Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • En-Rimoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ashani
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Rimoni
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Riblahu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Gjykim i thellë nga Shkrimet
it

AINI

[burim; krua].

Kuptimi i mirëfilltë i kësaj fjale është «sy», por për analogji përdoret në kuptimin e një kroi ose burimi natyror, në dallim nga një pus a rezervuar i hapur nga njerëzit. Për këto të fundit përdoren termat hebraikë beʼér dhe bohr. (Zn 49:22; Lp 8:7; shih STERNA; PUSI.) Shpesh shkruhet «En-» kur përdoret në emra të përbërë, si En-Rimon, En-Gedi, En-Ganim.

1. Vend që përmendi Jehovai kur i përshkroi Moisiut kufirin lindor të Izraelit. (Nu 34:11) Sipas këtij vargu, ‘Riblahu’ që ishte «në lindje të Ainit» patjetër që nuk ishte Riblahu i Hamathit, goxha më në veri të Damaskut, meqë këtu Aini lidhet me detin e Kineretit (Galilesë). Aini ndodhej në veri të atij deti, por vendndodhja e saktë nuk dihet.

2. Një nga qytetet më jugore që iu caktuan fillimisht fisit të Judës (Js 15:32), e më pas fisit të Simeonit, kur territori që iu caktua Simeonit, u mor nga territori tepër i madh i Judës. (Js 19:1, 7, 9; 1Kr 4:24, 32) Aini ndodhej afër qytetit të Rimonit dhe duket se, kur u ripopullua pas mërgimit në Babiloni, emrat e dy vendeve u bashkuan në një: En-Rimon. (Ne 11:29) Në përgjithësi, ky mendohet se ndodhej në Kirbet-Um-er-Ramamin (Horvat-Remalia), rreth 15 km në veri të Beer-Shebës.​—Shih RIMONI nr. 2.

3. Te Josiu 21:16, Aini renditet ndër qytetet që iu dhanë levitëve. Krahasimi i këtij vargu me Josiun 15:42; 19:7 dhe 1 Kronikave 6:59 tregon se ky qytet quhet gjetkë Ashan.​—Shih ASHANI.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo