EN-SHEMESHI
[burim (ose krua) i diellit].
Vend në kufirin mes territoreve që trashëguan Beniamini dhe Juda. (Js 15:1, 7; 18:11, 17) Në përgjithësi mendohet se është ʽAin-el-Hodi, rreth 3 km në lindje të Malit të Tempullit në Jerusalem. Është burimi i fundit në rrugën Jerusalem-Jeriko para se të mbërrish në luginën e Jordanit.