EN-TAPUAHU
[burim (ose krua) i mollës].
Krua pranë qytetit të Tapuahut, i përdorur si pikë referimi kur përshkruhet kufiri mes trashëgimisë së fisit të Manaseut dhe asaj të Efraimit. (Js 17:7) Ky emër ndoshta përdorej edhe për qytetin e Tapuahut. (Js 17:8) Disa mendojnë se En-Tapuahu është një burim pranë qytetit të Jasufit, në jug të të cilit ndodhet Tell-Sheik-Abu-Zaradi, vendndodhja e mundshme e Tapuahut.